Ministri i brendshëm i Estonisë, Mart Helme, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pasi i quajti Joe dhe Hunter Biden “personazhe të korruptuar ’

Helme, ka quajtur Presidentin e SHBA dhe djalin e tij “personazhe të korruptuar”, megjithëse nuk ka paraqitur ndonjë provë ose detaj të mëtejshëm.

Të dy Helme dhe djali i tij janë shfaqur së bashku në një emision në radio Estoneze të dielën, ku ministri tha se ai “nuk ka dyshim që këto zgjedhje në SHBA ishin të falsifikuara”.

“Nëse rezultati i zgjedhjeve amerikane kalon, atëherë kushtetuta nuk do të zbatohet më në Amerikë,” ka deklaruar ministri ai.

Ndërkohë, Kryeministri i vendit Juri Ratas ka paralajmëruar Helme dhe djalin e tij Martin, i cili është ministër i Financave, të ndalonin lëshimin e deklaratave të pabazuara që mund të dëmtonin Estoninë dhe marrëdhëniet me SHBA, duke i quajtur komentet e tyre “absurde”.

Mart Helme ka shpallur sot dorëheqjen e tij, duke u shprehur me fjalët se “Natën e kaluar vendosa të jepja dorëheqjen, duke parë shpifjet dhe gënjeshtrat e prodhuara nga media Estoneze.”

Ai gjithashtu theksoi se Joe Biden nuk ishte ende President dhe se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve janë të nevojshme.

Ndërkohë, kryeministri Ratas e ka përgëzuar Biden për fitoren e tij dhe nuk është pajtuar me Donald Trump duke shtuar se ai besonte se zgjedhjet në SHBA ishin “të drejta, të lira dhe transparente”.

Estonia, një ish republikë e vogël Sovjetike me 1.3 milion banorë dhe vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO, është një aleat i vendosur i Uashingtonit, që do të thotë se komentet e Helme shihen si shumë të turpshme për kombin.

Edhe Presidentja Estoneze Kersti Kaljulaid  ka reaguar kundrjetë komenteve të ministrit duke thënë se ato ishin një “sulm verbal … një sulm kundër demokracisë dhe sigurisë Estoneze”, ajo shtoi se ishte “e trishtuar dhe e zënë ngushtë”.

Mart Helme do të mbetet anëtar i parlamentit por nuk do të jetë më në qeveri./tvklan.al