Avokati i Myrteza Çaushit do të bëjë kallëzim për ndjekje penale ndaj Komandantit Mikael Kone dhe Demir Humës, përgjegjës i burgut të Fierit ku vuan dënimin Zani Çaushi. I autorizuar nga klienti i tij, avokati Fahri Xhurxhi që akuzon dy drejtuesit sëbashku me një grup policësh të maskuar të cilët kanë hyrë në dhomën e izolimit në mesnatën e 31 janarit dhe kanë keqtrajtuar të dënuarin Zani duke i shkaktuar dëmtime në të gjitha pjesët e trupit.
Gjithnjë sipas avokatit, rrahja ka ndodhur në të njëjtën ditë kur Zani ka protestuar për të afërmit e tij të cilët nuk janë lejuar t’a takojnë atë. Burime të policisë së Fierit përgënjeshtrojnë faktin që Zani është rrahur nga uniformat blu. Lidhur me këtë incident, Aslan Shyti shefi i Rendit, pohon:
“Ndaj shtetasit Myrteza Çaushi nuk është ushtruar dhunë, por ka qenë një moment që Myrteza Çaushi nuk pranonte të futej në dhomën e tij dhe në këtë moment nga ana e policisë është përdorur forca e dhunës duke zbatuar me përpikmëri të gjitha pikat e rregullores. Përsa i përket këtij veprimi, siç nxorrën dhe nga verifikimet që bëmë, themi që Myrteza Çaushi atë ditë kërkonte që të takonte pjesëtarët e familjes, ndërkohë që ne nga ana tjetër mundësuam verifikimin dhe konstatuam që të afërmit e familjes së tij nuk ishin në takim atë ditë dhe ishin për një ditë më pas. Për këtë fakt mund të them që ndaj tij u morën dhe masa disiplinore.”/tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti