Një telefonatë e një djali ka lajmëruar pranë 19-ës për vendosjen e një bombe në Akademinë e Arteve, plasja e së cilës rrezikonte jetën e studentëve. Rreth orës 09:30 të paradites së sotme me lajmërimin për bombënë ambjentet e Akademisë, ka lajmëruar si efektivat blu të Komisariatit 2 të kryeqytetit, ashtu edhe studentët.
Për pak minuta janë boshatisur të gjitha ambjentet dhe është bërë një kontroll i imtësishëm i territorit. Forcat e policisë të pajisur dhe me qen antibombë, kanë kryer kontroll dhe për makinat e parkuara përpara sheshit të Akademisë i cili zgjati rreth 1 orë. Pas këtij kontrolli, policët kanë vërejtur se dhe alarmi i sotëm ishte fals duke shënuar kështu, dhjetëra raste të përsësitura. Sipas forcave të policisë, ky alarm mund të ketë lidhje me ndonjë shaka të ndonjë studenti për ditën e gënjeshtrave./tvklan.al