Një valixhe e dyshimtë prapa Pallatit të Kongreseve në kryeqytet alarmoi Policinë e Tiranës. Uniformat blu që kishin shkuar në vendngjarje, rrethuan zonën duke bllokuar kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve në atë zonë.

Forcat xheniere kryenë shpërthim të kontrolluar të valixhes dhe nuk u konstatua asnjë material i rrezikshmë.

Besohet se valixhja mund të ishte harruar nga ndonjë person apo të ishte lënë qëllimisht.

/tvklan.al