Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute u bëri thirrje aleatëve të përgatiten për luftë me Rusinë. Nga selia në Bruksel, Rute tha se vendet anëtare të aleancës nuk janë aspak gati, teksa rusët kanë kohë që përgatiten për një konflikt të gjatë me Ukrainën dhe NATO-n.
“Ekonomia e Rusisë bazohet tashmë tek lufta. Shpenzimet ushtarake për 2025-ën janë sa 7–8% të PBB-së, niveli më të lartë që prej Luftës së Ftohtë. Ne nuk jemi gati për rreziqet, që mund të na vijnë përballë me shpejtësi në 4–5 vitet e ardhshme.”
Numri 1 i NATO-s tha se përballë kërcënimit rus nevojitet që kontributi i vendeve anëtare për aleancën të jetë të paktën sa 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre.
Megjithatë, sipas përllogaritjeve gati 1/3 e shteteve anëtare ende nuk kanë arritur objektivin për rritjen e shpenzimeve ushtarake për aleancën në 2% që është kërkuar që gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trampit që përfundoi në Janar 2021.
Tv Klan