Trajneri Alban Bushi, mendon se Spanja është një ekip shumë i lehtë për Francën. Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Bushi deklaroi se francezët janë shumë të fortë në kundërsulm.

Sipas tij, kombëtarja e Deschamps është i një niveli shumë të lartë, ndërsa për iberikët tha se ka lojtarë shumë të rinj.

“Spanja ka pasur sukses me lojë dhe rezultat me këtë formacion. Mendoj se në pjesën e dytë do të ndryshojnë, sepse Franca është shumë e fortë.

Franca është shumë e fortë në kundërsulm. Spanjën e shikojnë një ekip të lehët për të përballuar Francën. Pavarësisht se kanë cilësi, kanë shumë të rinj. E pamë Yamal me atë gjermanin, që  e mori dhe e hodhi. Të vjetrit nuk të llogarisin fare. Franca është nivel shumë i lartë. Spanjën e shikoj të fortë, por jo për të përmbysur Francën.”, u shpreh Bushi. /tvklan.al