Dy kantautorët e njohur të skenës muzikore shqiptare, Alban Skënderaj dhe Elgit Doda kanë bashkuar forcat për të sjellë një bashkëpunim sëbashku.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë këngëtarët përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale, ku premtojnë se kënga do jetë kolona zanore e kësaj vere.
“Një dolli për hitin e rradhës. Do e dëgjoni deri sa t’ju vijë në majë të hundës.
Ju premtojmë se Kolona Zanore e kësaj vere do të jetë #Parajsa ime”.
Projekti muzikor mban titullin “Parajsa ime” dhe ende nuk dihet me siguri se kur do të publikohet./tvklan.al