Ashtu siç kishin premtuar Alban Skënderaj dhe Elgit Doda publikuan bashkëpunimin e tyre muzikor, që mban titullin “Parajsa ime”.
Bëhet fjalë për një këngë ritmike, që vetë këngëtarët premtuan se do të jetë kolona zanore e kësaj vere.
Ky produksion muzikor është shoqëruar edhe me një videoklip mjaft të veçantë, të realizuar në rivierën e mrekullueshme shqiptare.
“Verë 2020, Shqipëri. Hapim zyrtarisht sezonin turistik në bregdetin më të bukur në botë”, shkruan Albani në postimin e tij./tvklan.al