Nata e dytë  e spektaklit “Love Story” në TV Klan është shoqëruar me emocione të forta ku nuk munguan as lotët, teksa Klea dhe Juli u eliminuan.

Në një intervistë për “Daily Love Story”, konkurrentet e tjera kanë dhënë mendimin e tyre për këtë zgjedhje të Saimirit, teksa binjaket kanë habitur me reagimin e tyre.

Albana është shprehur se i’u bë qejfi për largimin e Kleas, teksa për Julin ka thënë fjalë të mira.

Ky koment i saj është përforcuar edhe nga e motra, Silvana, e cila për Klean ka thënë se nuk ka fjalë, ndërkohë që Julin e ka konsideruar si një vajzë të sinqertë.

“Duhet të jem e drejtpërdrejtë. Më bëhet qejfi për Klean. Po për Julin më vjen shumë keq sepse është një vajzë shumë e mire”, ka deklaruar Albana.

“Vajzat e sinqerta nuk i gjen sot. Nuk e di çfarë nuk pa ai te Juli, ndoshta pa atë heshtjen. Sa i përket Kleas s’kam koment. Klea bye bye”, është shprehur Silvana.

Më tej Silvana ka folur edhe për momentin që u ndodh në treshen e fundit për të marrë trëndafilin, teksa është shprehur se kjo ishte një taktikë e Saimirit për ta mbajtur publikun në suspancë.

“Po la pak suspancë, pak kuriozitet dhe njerzit ishin ‘hiqe atë hiqe’, është turp çfarë bëjnë të dyja”, ka thënë Albana me shaka.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al