Lajme Arkiva 2003
Kontrata e re e abonentëve të Albetelecom-it parashikon ndryshime të tarifave, këto tarifa janë miratuar edhe në qeveri. Albtelecomi i kundërpërgjigjet në këtë mënyrë akuzave dhe protestave të qytetarëve në lidhje me mungesën e ligjshmërisë në ndryshimin e tarifave.
“Në kontratën e pajtimtarëve, në pikën 3-1-11, që thotë: Ju njoftoj nëpërmjet medias afishimin pranë njësive tatimore dhe njësive të tij çdo ndryshim të çmimeve dhe çmimeve të ofruara prej tij, jo më vonë se 15 ditë kalendarike para zbatimit të tyre.
Albtelecom ka ndërmarrë ndryshimin e tarifave për të afruar shërbimet e saj drejt kostos.
“Çmimet e një minuti bisede pak a shumë afrohen me koston, plus ksëtij marzhi fitimi, megjithatë desha të theksoj që për shërbime të veçanta që janë bisedat lokale dhe mirëmbajtja mujore, apo pajtimi mujor këto tarifa janë nën koston reale të tyre. Në një farë mase do të çojë patjetër në përmirësimin e gjendjes aktuale financiare të telekomit,krahas shumë masave të tjera që janë shkurtimi i shpenzimeve drastike gjatë vitit 2003”.
Kompania e telefonisë fikse Albtelecom e cila ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, po përpiqet të përmirësoj bilancin e saj ndërkohë që gjendet përballë privatizimit të ardhshëm./tvklan.al