Aldo Bare, ish-kreu i bandës famëkeqe të Lushnjës kërkon të heqë dënimin me burg përjetë. Ai ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për prishjen e vendimeve të tre shkallëve të gjyqësorit, të cilat i dhënë masën maksimale të dënimit për disa vepra të renda kriminale.
Në datën 31 janar mbi bazën e dokumenteve Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtoje kërkesën e Bares.
Ish-kreu i bandës famëkeqe kërkon shfuqizimet e vendimeve të gjykatës se Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ,asaj të apelit për krimet e rënda dhe gjykatës së lartë të cilat konfirmuan dënimet njëra pas tjetrës.
Sipas avokatëve të Bares ato vendime janë antikushtetuese dhe si të tilla duhet të shfuqizohen.
Aldo Bare i njohur ndryshe si Alfred Shkurti u ekstradua nga Turqia ne vitin 2009. Prokuroria e Krimeve te Renda e akuzonte për krijimin e organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone si dhe trafik të drogës.
Kërkesa e tij vjen pak muaj pas lirimit nga burgu të Lulzim Berishës, kreut te ish –bandës së Durrësit, i cili ishte dënuar me burg përjetë, por u dënua me pas me 25 vjet pasi Gjykata e Larte e prishi vendimin e parë./ TV KLAN