Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ktheu dosjen e Aldo Bares për gjykim në Gjykatën e Lartë, caktohen pesë gjyqtarët e çështjes.
ABC News ka mësuar se me anë të shortit, u përcaktuan pesë gjyqtarët e Kolegjit Penal që do të shqyrtojnë çështjen.
Relator i dosjes është përzgjedhur gjyqtari Tom Ndreca dhe antarët e tjerë janë Artan Zeneli, Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi dhe Guxim Zenelaj.
Ende nuk është caktuar data se kur do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore, ku kërkues është Aldo Bare, i dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm për disa vrasje dhe rrëmbime.
Gjykata Kushtuese, pak ditë më parë vendosi të cilësoi si shkelje kushtetuese, faktin se Gjykata e Lartë nuk ka pranuar të shqyrtoj rekursin e Aldo Bares, që ankimoi vendimet e dënimit të tij.