Lajme Arkiva 2003
Zëdhënësi i qeverisë Aldrin Dalipi akuzoi presidentin e republikës së po bëhet palë me minorancën brenda partisë socialiste, por edhe me opozitën.
Aldrin Dalipi: Kam mbajtur shënim me vëmendje bashkimin e zërit të presidentit në korin e zërave krejtësisht në minorancë, brenda dhe jashtë mazhorancës parlamentare, qoftë edhe për ata që konkurrojnë për kryetar partie, për kryeministër dhe për president. Megjithatë i kujtojmë gjithkujt që nuk e ka të qartë se i vetmi njeri i pabotuar në këtë vend ngelet Sali Berisha. Kryeministri e ka të qartë pozicionin e tij ligjor dhe vepron në përputhje me vullnetin e mazhorancës së votuar nga zgjedhësi dhe në interes të zhvillimit dhe të përparimit të vendit.
Aldrin Dalipi dha këtë përgjigje gjatë konferencës për shtyp, mbi punën e qeverisë.
Aldrin Dalipi: Pavarësisht debateve politike rezultatet kanë qenë këto në programin e qeverisë për këtë muaj. Kështu Këshilli i Ministrave ka miratuar rreth 24 projektligje dhe 50 vendime.
Për periudhën Janar-Nëntor Këshilli i Ministrave ka miratuar 700 projektligje, vendime dhe akte normative./tvklan.al