Aldrin Dalipi: “Kryeministri Fatos Nano po ndjek me vëmëndje situatën më të fundit në Mitrovicë t’Kosovës. Kryeministri menjëherë zhvilloi bisedë telefonike me kryeadministratorin e Kosovës Harri Holteri (Harry Holter), i cili është shprehur se situata atje është jashtzakonisht kritike dhe se zoti Holter po mban kontakte të vazhdueshme me të gjithë faktorët ndërkombtarë dhe ata kosovarë për ktë çështje. Kryeministri i bën thirrje gjjithë qytetarve të Kosovës të ruajnë qetsinë, të tregohen tëë vetpërmbajtur dhe të bashkpunojnë me besim të plotë me autoritet e ligjshme të Kosovës UNMIK, KFOR, presidentin Rugova, kryeministrin Rexhepi dhe qeverinë e Kosovës dhe parlamentin të cilët janë në detyrë dhe plotësisht të angazhuar për ruajtjen e stabiltetit, rendit dhe të paqes në Kosovë.”/tvklan.al