Aldrin Dalipi: “Kryeministri dhe qeveria e Shqipërisë përshëndesin zgjedhjet e zhvilluara dje në Kosovë si një akt të rëndësishëm për të ardhmen e saj drejt standardeve euroatlantike. Një mjedis i qetë, i sigurt dhe demokratik i cili u reflektua qartë në këto zgjedhje, është një shenjë e fortë e vetëdijes qytetare dhe e vizionit të tyre për një të ardhme drejt progresit dhe demokracisë në Kosovë. Këto zgjedhje gjithashtu janë të rëndësishme, jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, për paqen, stabilitetin sigurinë dhe prosperitetin në rrugën e tij drejt integrimit. Ne vlerësojmë me këtë rast dhe vendimin e faktorit politik në Kosovë për të njohur rezultatin zyrtar të zgjedhjeve, pasi në një mjedis dhe proces të tillë demokratik nuk ka të humbur, por përkundrazi përshpejtohet procesi i kalimit të kompetencave nga duart e institucioneve ndërkombëtare drejt autoriteteve vendore.” /tvklan.al