Aleanca Demokratike nuk ka votuar për rezolutën e largimit nga koalicioni i majtë. Kështu ka deklaruar Preç Zogaj, një nga iniciatorët e kësaj rezolute, duke u shprehur se një gjë e tillë do të diskutohet përsëri në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare.
“Unë dhe mbështetësit e mi nuk e kemi tërhequr propozimin për daljen nga koalicioni, por në atë mbledhje ne u ndamë për mënyrën e votimit. Unë kërkova votim të fshehtë sepse është një vendim shumë i rëndësishëm dhe ka plot njerëz aty që punojnë në administratë. Kurse pala tjetër ngulmoi për votim të hapur. Mbledhja hyri në impas për këtë arsye dhe u zvarrit për minuta biles dhe për orë të tëra. Kështu që për të mbyllur mbledhjen zoti Ceka propozoi një votim të hapur për mënyrën e votimit dhe u la që kjo çeshtje të diskutohet dhe në mbledhjen e ardhshme. Do të përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje sepse unë kërkoj votim të fshehtë për këtë projekt rezolutë dhe u bë një votim i hapur vetëm për këtë mënyrën e votimit që nuk do të thotë gjë.”
Ndërsa kryetari ekzekutiv i Partisë Aleanca Demokratike, Arben Imami, e quan këtë një çeshtje të mbyllur pasi Asambleja Kombëtare i tha jo daljesa nga koalicioni Aleanca për Shtetin./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego