Ka përfunduar mbledhja e aleatëve të Partisë Socialiste, e cila ka vendosur të presë normalizimin e situatës së përmbytjeve e më pas rinisjen e protestave për hapjen e kutive.

Gjatë prononcimit për mediat, aleatët e Partisë Socialiste Spartak Ngjela, Erion Veliaj, Vangjel Dule e Skënder Gjinushi kanë shprehur solidarizimin për familjet që janë prekur nga përmbytjet në veri të vendit.

Njëzëri ata ia adresuan qeverisë situatën e krijuar, si dhe kërkuan nxjerrjen e përgjegjësive nga Prokuroria e Përgjithshme.

Tv Klan