Aleksandër Garuli: “Partia Republikane dhe zoti Mediu deklarojnë se nuk kanë penguar dhe nuk do të pengojnë në asnjë rrethanë heqjen e imunitetit të zotit Mediu. Deklarimet politike të përfaqësuesve të Partisë Socialiste nuk synojnë zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit, por janë në tentativë për të shmangur hetimin e drejtë të çështjes dhe njëkohësisht janë presion politik ndaj prokurores të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë Partia Republikane dhe zoti Mediu do të mbështesin pa rezerva një hetim të paanshëm dhe të drejtë të çështjes së Gërdecit”./tvklan.al