Kanë mjaftuar vetëm pak muaj që Alen Sherri të konfirmohet vendimtar te Cagliari. Portieri shqiptar duket se ka fituar vendin e titullarit te skuadra nga Sardenja, e vendosur tashmë për të larguar gardianin Skufet.

Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, Sherri do t’i krijohej më shumë hapësira nëse do bëhej e mundur shitja e italianit. Skufet kërkohet nga Napoli, që në shkëmbim është gati për të kaluar te Cagliari portierin Caprile. 

Ky i fundit është një njohje e vjetër e trajnerit Davide Nicola dhe gjithçka mund të zgjidhet me një shkëmbim.

Në verë Alen Sherri bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Egnatia te Kaljari në kampionatin italian. Portierit shqiptar iu desh një periudhë ambientimi te skuadra italiane, duke qëndruar në stol në pjesën e parë të sezonit, për të shpërthyer më pas, duke filluar të luajë si titullar në skuadrën sarde.

Sherri ka thyer hierarkitë dhe ka 6 ndeshje që luan si titullar te Kaljari në Seria A, teksa debutoi për herë të parë në Kupën e Italisë. Në total, skuadra nga Sardenja ka pësuar 9 herë kur Sherri ka qenë titullarë, duke shënuar 2 fitore, 2 barazim dhe 3 humbje.

Klan News