Lazarati është një fshat i sigurtë dhe mikëpritës si për shqiptarët ashtu dhe për të huajt. Kështu shprehet kryetari i Komunës Dasho Aliko teksa komenton deklaratën e Ambasadës Amerikanë në Tiranë se fshati patrullohet nga trafikantët e drogës që dekurajojnë njerëzit të hyjnë në këtë territor.
Hedh poshtë pretendimet se fshati nuk bashkëpunon me policinë.
E quan të pavend kërkesën e Ambasadës Amerikane drejtuar punonjësve të saj për të mos vizituar Lazaratin dhe bën një ftesë të hapur për autoritetet.
Në lajmërimin e bërë publik në faqen e saj të internetit, në seksionin e mesazheve të sigurisë, Ambasada Amerikane shkruan se ky fshat është prodhuesi më i madh i marijuhanës në Europë, i lënë në dorë të trafikantëve.