Mjekja psikiatre Artiola Hoxha deklaroi mbrëmjen e kësaj të Hëne në “Opinion” se në dijeninë e saj, Alma Arrazi ishte diagnostikuar me depresion në Itali. Si specialiste, ajo tha se 39 vjeçarja mund të ketë pasur trauma nga fëmijëria dhe çrregullime të shëndetit mendor. Sipas Hoxhës, nëna e re ka menduar se me aktin ekstrem të vetëflijimit “po i shpëtonte fëmijët e saj të mitur”.
-Si shpjegohet sjellja e nënës?
Artiola Hoxha: Në gjykimin tim, bie ndesh me të gjitha nocionet e të qenurit nënë sepse nëna ka instikt primar që të mbrojë fëmijën. Filicidi, nuk është…
-Dhe ne themi në Shqipëri që prindi bën gjithçka për fëmijën…
Artiola Hoxha: Rasti konkret që quhet filicid, është rast i përhapur në botë.
-Po pse?
Artiola Hoxha: Vijnë si pasojë e një jetë, të paktën statistikisht, të trazuar…Mendoj që Alma gjatë fëmijërisë së saj ka pasur traumat e saj fëminore, mendonte që po bënte një veprim altruist për fëmijët, sikur poi shpëton…
-Ka probleme të çrregullimeve mendore?
Artiola Hoxha: Ka qenë në Itali dhe është diagnostikuar me depresion. Pra, e vetmja vizitë që ka bërë ka qenë në Itali, kaq di momentalisht. Në 2019-ën kur është marrë vesh raporti jashtëmartesor ka pasur çrregullimet e saj, nuk e ka menaxhuar dot traumën./tvklan.al