Në mes të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, është një kompani e madhe, e cila jo vetëm që nuk po shkurton staf, por po mundohet ta zgjerojë atë.
Bëhet fjalë për gjigandin amerikan Amazon. Vetëm muajin e fundit kjo kompani ka punësuar 100 mijë vetë si staf shtesë. Ndërkohë Amazon po kërkon tashmë të rekrutojë 75 mijë punonjës të tjerë.
Gjigandi teknologjik për blerjet online ka nevojë për më shumë punonjës për të përballuar kërkesat masive të njerëzve që tashmë qëndrojnë në shtëpi dhe porosisin online për shkak të izolimit.
Amazon po kërkon të punësojë amerikanë të cilët kanë humbur punët e përparshme për shkak të krizës.
Miliona amerikanë kanë humbur punën për shkak të kufizimeve për koronavirusin. 16 milionë amerikanë kanë deklaruar se kanë mbetur të papunë./tvklan.al