” Pro Business” një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Të ftuar në studio: Z. Edvin Prençe – Kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania”, Z. Xheni Matuka – Sipërmarrës në sektorin fason
Sektori që shkurtoi mbi 12 mijë punonjës
Pëfaqësus të sektorit fason thonë se bizneset e kësaj industrie ndodhen në vështirësi të influencuara nga ndikimet e jashtme, luhatjet e kursit të këmbimit, rritja e kostove etj. I ftuar në pjesën e parë të emisionit “Pro Business” z. Edvin Prençe , Kryetar i Shoqatës “Pro Eksport Albania” tha se janë shkurtuar afro 12 mijë vende pune në fabrikat e fasonit dhe se shumë kompani kanë mbyllur aktivitetin.
“ Vetëm në vitin që tashmë ne jemi duke mbyllur duke e krahasuar me vitin e kaluar janë rreth 180 milionë euro humbje dhe kjo nuk është një humbje e likuiditetit, të themi të fitimit të bizneseve, por është humbje e likuiditetit që bizneset tashmë nuk kanë dhe po të llogarisim dhe trendin e kursit të këmbimit krahasuar me një vit më përpara që kalon 16%, patjetër që përqindja e krizës që ka prekur biznesin thellohet. Sot nuk kemi atë krizë apo atë nevojë që po të flisnim para 1 viti kishim nevojë për 20 mijë vende pune të reja për të hapur, sot jemi në atë fazë që po themi janë shkurtuar mbi 12 mijë vende pune. Ajo që është më dramatike është fakti se nese nuk ka ndërhyrje emergjente, patjetër në bashkëpunim me grupet e interesit, me grupet e biznesit dhe me qeverinë, më beso që vendet e shkurtimeve të punës do të jenë të larta.” tha Prençe.
Për këtë kërkon që të merren masa nga qeveria.
“ Duhet një politikë përtej strategjive zhvilluese për eksportuesit, mendos se ka ardhur koha dhe është emergjente që ministritë përkatëse që tashmë janë ulur në Bruksel për të diskutuar pikat e bashkëpunimit dhe të tregtisë së lirë. Pra që bizneset shqiptare, prodhuesit shqiptarë të përfitojnë ato të drejta që duhet të marrin përsa u takon kufijve doganorë me vendet europiane. Aktualisht ne respektojme detyrimet e këtyre vendeve, por nuk mund të marrim të drejtat që realisht këto vende europiane I kanë midis tyre.”
Sektori fason, pritshmëritë për të ardhmen
Në pjesën e dytë ishte i ftuar z. Xheni Matuka, Sipërmarrës në fushën e prodhimit me kompaninë e tij në
Durrës.
“Goditja nga euro është mbi 20% e xhiros, vit goxha problematik për ne, por shpresojmë që të ketë një rritje sepse për mendimin tim kjo është një fazë momentale e ekonomisë dhe do të ketë një rritje, patjetër jo të shpejtë, do të zgjase.” – tha Matuka.
Kompanitë po ndryshojnë qasje. “ Nëqoftëse para 5 vitesh apo 10 vitesh industria fasone në Shqipëri prodhonte produkte për tregjet, sot kjo fasoneri nuk prodhon më për tregjet pra për supermarketet. Sot ajo duhet të transformohet drejt nje produkti me cilësi më të lartë, por patjetër më i mirëpaguar.Disa partnerë tregtarë janë tërhequr për shkak të rritjes së çmimeve, por me mundësitë tona kemi gjetur partnerë të rinj bashkëpunimi, me kushte të reja bashkëpunimi dhe çmime të reja.”
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë.