Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Rifillimi i aktiviteteve të plota në seksionin konsullor të Ambasadës Amerikane do të jetë në një të ardhme të afërt. Kështu është shprehur i ngarkuari me punë i ambasadës Rei Znaider. Gusht ’98 – Gusht ’99. Një vit që Ambasada Amerikane në Shqipëri qëndron e mbyllur dhe shkaku kryesor është vendosja e bombave në Tanzani dhe Kenia ku u plagosën 250 vetë dhe u vranë 5 mijë të tjerë.m

SHBA akuzoi si autor Bin Ladenin, ndërsa organizata terrorriste xhihad, kishte deklaruar se kjo u bë në shenjë hakmarrje ndaj ekstradimit të shtatë vëllezërve të tyre nga vendet e lindjes. Katër ekstradime të kësaj natyre u bënë edhe nga Shqipëria në bashkëpunim me FBI, pasi figuronin në listat e të shumë kërkuarve terrorist. Al Nagar shefi i propogandës xhihad, njëri prej të ekstraduarve i dënuar me vdekje sapo u kthye në Egjipt është varur, për arsye se ai akuzohej për vrasjen e kryeparlamentarit të Egjiptit.

Në atë kohë shumë ambasada u mbyllën përfshi këtu edhe atë shqiptare dke mos patur siguri dhe që nga kjo kohë punohet me staf të reduktuar dhe nën masa të rrepta sigurie. Pasiguria që solli kjo situatë bëri që mjaft udhëtime të personaliteteve si Hillari Klinton, Uilliam Kohen, Medllin Ollbrajt të anullojnë vizitën e tyre për në Shqipëri. Ndërsa një vit më pas i ngarkuari me punë në Ambasadën Amerikane Znajder, pyetjes së Tv Klan se kur do të filloj hapja e dyerve të ambasadës për njerëzit që kanë nevojë për viza dhe shërbime të tjera përgjigjet.

Rei Znaider, Ambasada Amerikane:- “Në këto momente jemi në gjendje tju japim viza personëve të caktuar dhe në raste emergjente. E dimë që kërkesa ka shumë, vështirësi po hasim më shumë me studentët që dëshirojnë të vazhdojnë shkollën në Amerikë. Ne dhe Departamenti i Shtetit nuk kemi marrë një vendim përfundimtar se ku do të fillojnë operacionet normale të vizave. Tashmë edhe personeli i larguar është kthyer duke plotësuar kështu edhe stafin, ndaj dhe hapja e Konsullatës Amerikane duket se do të jetë e afërt”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti