Ambasada per drogenAmbasada Gjermane në Tiranë ka sqaruar zyrtarisht se njoftimet në mediat shqiptare për kapjen e 150 kilogram kanabis sativa në Gjermani, me 25 Prill, i referohen një deklarate për shtyp të Zyrës së Hetimit Doganor të Mynihut, të publikuar me 16 maj, pra dy ditë më parë.

Ky lajm, sipas njoftimit të Ambasadës, u pasqyrua edhe në gazetën Zydojce Cajtung, 1 ditë më parë.

Në njoftim sqarohet se gjatë një kontrolli të përgjithshëm doganor, më 30 tetor të vitit të shkuar në Nyrenberg, procesit të verifikimit iu nënshtrua edhe një kamion me leje qarkullimi shqiptare.

Një kontroll rutinë i kamionit me ndihmën e qenit antidrogë rezultoi pozitiv, çka shërbeu si shkak për një kontroll më intensiv të bllokut të gurit me peshë 17 ton, të ngakuar në atë kamion.

Në brendësi të bllokut të betonit u gjendën 374 pako me 685 kg mariuanë, ose peshë neto 645 kilogram.

Ambasada thotë se pas këtij rasti u realizuan hetime të gjera në bashkëpunim mes autoriteve kompetente shqiptare dhe gjermane, të cilat treguan se disa persona, disa prej të cilëve ende të paidentifikuar, kishin dërguar sasi të tjera marijuane në Europë.

Policia shqiptare sëbashku me partnerët e saj gjermanë arriti të identifikonte kamionë dhe persona të tjerë, të cilët eventualisht janë përgjegjës për transporte të tilla të ngjashme në drejtim të Gjermanisë, Italisë dhe Hollandës, – thuhet më tej në njoftim.

Kështu autoritet hetimore në Gjermani mundën të kapnin një sasi marijuhane prej 150 kilogramesh të fshehur në një kamion si dhe të ndalonin autorët tanimë të njohur prej procesit të hapur në tetor të vitit 2013. Ndërkohë, mbështetur në bashkëpunimin ndërkombëtar, përfshirë këtu atë me policinë dhe prokurorinë shqiptare, janë duke u ndërmarrë verifikime të mëtejshme, që kanë të bëjnë me këtë grup kriminal.

Ambasada sqaron se prej artikullit të Zydojce Cajtung të datave 17 dhe 18 maj rezulton se autoritetet hetimore i kishin shënjestruar prej vitesh dy kriminelët me origjinë nga Shqipëria, pa mundur të siguronin deri më tani provat për veprimtarinë e tyre kriminale. Ky grup kriminal dyshohet të ketë trafikuar në Europë rreth 5.6 ton marijuane.

Tv Klan