Ambasada Maqedonase në Tiranë në survejim të Shërbimit Sekret dhe Policisë. Kanë mjaftuar ngjarjet në Maqedoninë Perëndimore dhe konflikti atje mes policisë dhe shqiptarëve të UÇK-së që diplomatët maqedonas në të kërkojnë mbrojtjen nga forcat e rendit shqiptar. Patrulla të vazhdueshme të grupeve Shqiponja, policë civilë dhe agjentë të Shërbimit Informativ ruajnë gjatë gjithë ditës selinë diplomatike maqedonase.

Frika nga elementë ekstremistë kosovarë apo shqiptarë maqedonas pas diplomatëve fqinjë detyroi ata të kërkojnë ndihmë për të shmangur ndonjë akt terrorist dhe veprimet apo lëvizjet e vetë diplomatëve maqedonas janë më të kontrolluara. Nga ana e policisë kryeqytetase është ofruar gjithë ndihma e nevojshme për ruajtjen e selisë, ndërsa nga SHIK punohet për survejimin nga larg të ndonjë akti të selisë diplomatike./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj