Erdhi për të prezantuar projektbuxhetin e ri për vitin 2025, por u përball me akuzat e opozitës lidhur me pjesëmarrjen e ambasadorëve në takimet e kryeministrit Rama me diasporën. Igli Hasani deklaroi se ata nuk kanë marrë pjesë në takime politike apo fushatë.

Jorida Tabaku: Shumë ambasadorë, pjesë e shërbimit diplomatik kanë qenë pjesë e aktiviteteve politike të organizuara nga qeveria e Shqipërisë me përfaqësues politk.

Igli Hasani: Nuk jemi në fushatë elektorale. Për asnjë moment nuk ka pasur aktivitet partiak apo politik. Kanë qenë takime të Kryeministrit me përfaqësues të diasporës në qytete të rëndësiushme në botë. Nuk është përmendur asnjë logo, asnjë flamur, asnjë batutë që ka të bëjë me partinë që ai drejton. Kanë shoqëruar kryeministrin, ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme dhe këtë detyrim e kanë jo vetëm për dinjitarët e shtetit, por edhe për liderin e opozitës.

Tabaku e kundërshtoi ministrin duke deklaruar se edhe Blendi Klosi ka qenë pjesë e tyre e takimeve gjë që solli replika mes tyre.

Blendi Klosi: Të gjithë aktivitetet janë bërë jahstë orarit zyrtar, orar që jo vetëm ambasadorëve, por të gjkithë nëpunësve civil ju lejohet të marrin pjesë, natyrisht jo pjesë aktive.

Jorida Tabaku: Më vjen mirë që e pranon edhe qeveria që janë angazhuar në aktivitete politike dhe ju jeni të ndërgjegjshëm për këtë.

Opozita ngriti pretendime edhe për rënien e financimit të parashikuar në projekt buxhet në mbështetjen e procesit të integrimit për vitin që po vjen. Hasani theksoi se për vitin 2025 do të hapen ambasadat e reja në Bosnje-Hercegovinë.

Klan News