Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Osmo Liponen, ka vizituar një nga qytetet e jugut Gjirokastrën. Në zyrën rajonale të OSBE-së, Liponen iu është përgjigjur në një konferencë për shtyp, pyetjeve të gazetarëve për problemet në vend dhe kryesisht në rajonin e jugut.

Në lidhje me heqjen e kombësisë nga dokumenti i identifikimit, apo regjistrat e gjendjes civile, ambasadori i OSBE-së është përgjigjur, se kjo është vendosur nga qeveria shqiptare në bazë të këshillave të dhëna nga organizmat evropian. Pasi ky lloj identifikimi është model i konsideruar diskriminues, praktikë në vendet ish-komuniste.

Liponen është shprehur dhe në lidhje me çështjen e pronave, duke thënë se është herët të flasim për kthim të pronave dhe për pronarë. Gjatë këtyre viteve në gjykatë janë hapur mjaft çështje, ku provat kanë qenë të vështira, për t’u konfirmuar. Shpresojmë se me ndihmën e OSBE-së do të realizohet një ligj i drejt për këtë çështje është shprehur Liponen.

Në takim me gazetarët u është dhënë takim mjaft pyetjeve, duke shprehur opinione pozitive për bashkëpunimin pozitë-opozitë, sidomos në lidhje me punën për kodin zgjedhor./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj