Lajme Arkiva 2003
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Osmo Lipponen gjatë një raporti të mbajtur në këshillin e përhershëm të kësaj organizate në Vienë nënvizon se krimi i organizuar në rritje është një nga sfidat e mëdha që vazhdon të përballet Shqipëria.
Fatkeqësisht është shprehur ai me gjithë natyrën publike të të operacioneve dhe theksin që ju është vënë përfshirë këtu edh shfaqjen televizive të djegies së skafeve nuk dihet ende nëse pas kësaj ka patur ndonjë ndjekje ligjore të suksesshme për krime që kanë lidhje me trafikun.
Hapja zyrtare e bisedimeve për marrëveshjen e asocim-stabilizimit është një gur themel për vendin sepse miraton një fazë të re të tranzicionit në kuadër të plotësimit të standardeve evropiane. Sidoqoftë vijon raporti në dy javët e fundit ka patur disa deklarata kritike nga aktorët më të rëndësishëm politik ndërkombëtar lidhur me ritmin e ngadaltë të reformave dhe luftës kundër korrupsionit dhe trafiqeve.
Duke analizuar situatën politike në vend ambasadori Lipponen thekson se me afrimin e fushatës për zgjedhjet lokale të parashikuara për në tetor 2003 marrëdhëniet midis pozitës dhe opozitës, po bëhen përsëri më konkurruese dhe se marrëveshja midis tyre mund të kërcënohen nën tensionet ndërpartiake.
Kjo ka qenë më e diskutueshme gjatë çështjes së pronave e cila ka dalë si një objekt i ri mosmarrëveshjesh. Sipas Lipponen kjo çështje është kthyer në një çështje politike urgjente që nuk duhet nënvlerësuar. Ai nënvizon se vizita e afërt e Prodit shtyu qeverinë të miratonte një projektligj i cili nuk ndryshon shumë nga legjislacioni i pamjaftueshëm dhe kontradiktor aktual.
Sipas ambasadorit të OSBE-së kjo çështje kthyer në provën e parë të letrës së lakmuesit për bashkimin e propozuar të partive të djathta dhe ajo që mund të prishë marrëveshjen Nano-Berisha.
Në raport vlerësohet roli i presidentit Moisiu, i zgjedhur me konsensus ai është shfaqur gjatë kësaj kohe si garantuesi i marrëveshjes duke dhënë ndihmesën e tij në momente të veçanta për të lehtësuar procesin politik dhe për të siguruar që marrëveshjet ndërpartiake për çështjen e reformave themelore mund të vazhdojnë së funksionuari.
Lipponen k athkesuar nevojnën e vazhdimësisë së prezencës së OSBE-së në Shqipëri për të nxitur komunikimin e ndërmjetësuar arritjen e kompromisit për disa çështje themelore kryesisht institucionale, vazhdimin së procesit të demokratizimit dhe ruajtjes së sigurisë veçanërisht përball sfidave të krimit të organizuar dhe kërcënimeve jo tradicionale./tvklan.al