Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo u ka bërë apel qytetarëve shqiptarë që të mos shesin votën e tyre.

Duke folur nga Shkodra për zgjedhjet e 25 qershorit, Cutillo përshëndeti edhe arritjen e marrëveshjes politike mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, si një provë që tregon pjekurinë politike.

Unë besoj që ka qenë shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare kanë arritur një marrëveshje, ishte një prove pjekurie që e kanë bërë ndërmjet tyre dhe jam i bindur që është një garanci e mirë për zgjedhje të rregullta. Shit-blerja e votës është një veprim shumë i rendë dhe kam besimin se qytetarët shqiptarë do të kenë parasysh rëndësinë e mos kryerjes së kësaj vepre penale dhe prania e vëzhguesve ndërkombëtarë mund të ndihmojë në monitorimin e procesit zgjedhor. Mbarëvajtja e zgjedhjeve do jetë një sinjal pozitiv për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

”, tha Alberto Cutillo.

Ambasadori italian i bëri këto komente nga Shkodra gjatë festimeve që u zhvilluan nga Konsullata për ditën e Republikës Italiane./tvklan.al