Amanda Toska së fundmi ka surprizuar fansat e saj në Instagram duke publikuar një foto ku shihet ndryshimi që ka bërë në pamjen e saj.
Ajo është kthyer nga brune në bjonde. Ndryshimet në pamjen e Amit kanë qenë shumë të rralla në karrierën e saj, por mesa duket erdhi moment që moderatoren ta shohim me një look krejt tjetër.
“Shikoni fotot për një surprizë”, ka shkruar Ami e cila i pyet ndjekësit nëse i shkojnë më shumë flokët brun apo bjonde. /tvklan.al

