Gazetarja: “Zoti Shkullaku, krahas mënyrës se si u prit zyrtarisht Sali Berisha. Ajo që binte në sy ishte mënyra se si e priti populli Kosovës. Në fakt ishte pak e çuditshme, ndoshta me terma edhe më të larta deri aty sa u quajt edhe lider i kombit. Pse kjo mënyrë, pse Kosovarët e presin kështu Berishën? Ka një dashuri reale me baza të forta ndaj kryeministrit Berisha?”

Armand Shkullaku: “Janë disa arsye. Unë do thosha, do ta nisja nga arsyeja e fundit. Arsyeja e fundit që ka këtë lloj si të thuash entuziazmi dhe pritje të ngrohtë ndaj Sali Berishës është fakti i autostradës Durrës-Morinë. Kjo rrugë është tepër e rëndësishme për  Kosovën. Është një rrugë e cila deri para disa vitesh as që mendohej se mund të realizohej ndonjëherë. Pak kush mund ta mendonte se një rrugë e tillë mund të bëhet dhe sot është shkurtimi i distancave, afrimi kaq i madh nëpërmjet kësaj rruge të cilën në Kosovë e lidhin me emrin e Sali Berishës meqenëse qe ai ideatori dhe iniciatori kryesor i kësaj rruge, e mori ai përgjegjësinë për bërjen e një vepre të këtyre përmasave. Një tjetër arsye sigurisht është edhe origjina e zotit Berisha. Zoti Berisha vjen nga një krahinë që më tepër, është më afër Kosovës se sa Tiranës. Arseja tjetër është si të thuash edhe një lloj opinioni i krijuar në Kosovë, ndoshta dhe me pa të drejtë gjatë kohës kur në Kosovë mbretëronte pushteti absolut i Lidhjes Demokratike të Kosovës që ishte një aleat i fortë i zotit Berisha dhe ku propaganda e DK-së në atë kohë kishte goxha influencë tek kosovarët ndaj socialistëve në Shqipëri. Ishte një propagandë që ata i lidh, socialistët me jugun e Shqipërisë, me Greqinë.”

Gazetarja: “Nga pikëpamja politike, qoftë edhe nga ajo ekonomike, a ka ndonjë rëndësi të posaçme sot vizita e kryeministrit në Prishtinë?”

Armand Shkullaku: “Sigurisht që ka rëndësi, ka rëndësi të madhe do të thosha un sepse marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë hyrë në një fazë të re që nuk është më faza e retorikës dhe e mbështetjes politike nëpër konferenca ndërkombëtare, nëpër forume ndërkombëtare gjë e cila do të vazhdojë, por kemi hyrë në një fazë të bashkëpunimit konkret. Pra sipas të dhënave që kemi ka një lëvizje të shifrave si të thuash të një tregtie të re që po nis midis dy vendeve rruga e ka mundësuar një gjë të tillë.”

Gazetarja: “Zoti Buzhala, po të vësh re sot në Prishtinë ka një pritshmëri shumë të madhe për kryeministrin Berisha jo vetëm nga pikëpamja zyrtare e vizitës së tij në Prishtinë, por edhe nga pikëpamja njerëzore shumë njerëz madje thonë që e presin me dashuri kryeministrin Berisha. Nga buron kjo gjë?”

Berat Buzhala: “Kjo buron prej vitit 1992, dashuria e shqiptarëve të Kosovës për Sali Berishën është prej kohës kur ai është zgjedhur president i Shqipërisë në kohën e rrëzimit të komunizmit sepse për herë të parë pas zgjedhjes së tij si president i Shqipërisë ka pas një zë nga Shqipëria që ka dalë në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës. Zoti Berisha është ndoshta personaliteti i vetëm në Kosovë, i padiskutueshëm.”

Gazetarja: “Çfarë ndikimi ka pasur le të themi përfundimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë?”

Berat Buzhala: “Kjo vetëm e ka vënë një shtresë, e ka betonu mendimin e shqiptarëve të Kosovës për Sali Berishën. Nuk ka asnjë shqiptar në Kosovë që mundet me dalë edhe publikisht me e kontestu profilin e zotit Berisha. Kjo edhe për shkak të rrugës edhe për shkak pak edhe të retorikës së zotit Berisha të zhvilluar. E patëm dhe një deklaratë të fundit të tij  për bashkimin e kombit kështu që zoti Berisha ndoshta pa dëshirën e tij, pa qëllimin e tij ndonjëherë flet çka shqiptarët e Kosovës duan të dëgjojnë.”

Gazetarja: “A mund ta na thoni përmbledhtas cilat janë arsyet se pse në Prishtinë mbërritën dhe e quajtën liderin e kombit Sali Berishën?”…/tvklan.al