Në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar sonte për deklaratat e forta të Presidentit Ilir Meta, që propozoi të mbahen zgjedhje të parakohshme më 13 Tetor, zgjedhje vendore dhe për zgjedhjen e Presidentit. I ftuar në studio, analisti Lorenc Vangjeli ka këshilluar ministrin Eduard Shalsi dhe qeverinë, duke thënë që Ilir Meta nuk është politikan që nuk duhet marrë në konsideratë.
Lorenc Vangjeli: Kryeministrit unë do t’ia jepja këtë këshillë, modestisht. Ilir Meta nuk është nga ata burra në politikë që merret me të qeshur. Ilir Meta mundet duke i dhënë paqe. Në qoftë se i jep luftë, vrite sepse po e plagose do të rikthehet.
Eduard Shalsi: Nuk është synimi ynë as të vrasim as të shërojmë…
Lorenc Vangjeli: Është metaforë njëlloj si ajo e plazhit…Mos luaj me fjalën që po të them.
Eduard Shalsi: Mos i vishni me aureola dhe mos i vishni me cilësi të cilat, më beso, nuk i ka. Konferenca e fundit e shtypit ishte sa e çuditshme aq dhe e kuptueshme, gjuha e trupit, deri tek formulimi i fjalive, deri tek përgjigjet që u jepte gazetarëve, tregonte që është shumë shumë nën nivelin që i duhet të jetë institucionit të Presidentit. Dhe nuk është se e marrim me të qeshur, por nuk mund të mos shprehim keqardhjen e thellë madje për rolin e Presidentit. Sot ka sulmuar ndërkombëtarët.
Lorenc Vangjeli: Po, kjo është e gabuar. Ky është mëkati i Ilir Metës.
Lorenc Vangjeli: Z.Meta dhe krahasimet nuk kanë shumë të bëjnë. Gaboi kur foli për Alenden, gaboi kur përmendi dhe këta tre personazhe historikë shqiptarë sepse të tre kanë pasur një fund të njëjtë nga armët e zjarrit, nga plumbi, nga topi apo nga granata. Gabon në krahasime. E dyta, gaboi shumë kur sulmoi ndërkombëtarët sepse dhe sidomos SHBA, ndërkohë që në Tiranë gabojmë në një gjë. Dashuria dhe urrejtja politike në Tiranë është një gjë shumë e përkohshme dhe zgjat njësoj si kujtesa e shqiptarëve. Kështu që unë mendoj që ende është shumë herët për të thënë fjalën e fundit dhe përfundimtare, qoftë edhe për raportin ndërmjet këtyre personazheve që janë. Sepse nesër, ata kanë dëshmuar, që nuk e kanë pikën e problemit t’i tekalojnë këto gjëra. /tvklan.al