Lajme Arkiva – TV Klan 2004

122 subjekte tregtare të mbyllura për parregullsi dhe 95 milion lekë mallra të konfiskuar. Ky është bilanci i policisë tatimore në fund të 6 mujorit.

“Ka një komprometim të heshtur në fakt, që ne po luftojmë të punonjësve të policisë me biznesin. Shkeljet janë më shumë kryesisht që kemi konstatuar këtë 6 mujor janë kryesisht tek biznesi i vogël për shmangien e regjistrimit të subjekteve të hapura të reja, nuk paguajnë detyrimet, është krijuar një vështirësi, sepse vitin e kaluar dhe sivjet është paguar detyrime dhe për pushtetin vendor”.

Mallrat e akcizës dhe biznesi i vogël kanë qenë në qendër të shkeljeve më të rënda, sipas drejtorit të policisë tatimore. Ndërkohë që 26 punonjës të tatimeve janë ndëshkuar dhe deri pushuar nga puna për shkak të shkeljeve në vjeljen e taksave ndaj bizneseve në të gjithë vendin./tvklan.al