Përfundimi i akseve të reja rrugore veri-jug dhe lindje-perëndim, privatizimi i Albtelecom dhe dhënia me konçensin e aeroportit të Rinasit janë ndër objektivat kryesore të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit. Në analizën vjetore ministri Spartak Poçi tha se prioritet mbetet ndërtimi i rrugëve ku është përqëndruar turizimi si dhe realizohen shkëmbimet kufitare.

Gjatë këtij viti do të punohet në segmentet Vorë – Fushë Krujë, Lezhë – Shkodër, Rrogozhinë – Elbasan, Lushnje – Fier, Konispol – Sarandë, Qukës – Qafë Thanë e të tjerë.

Spartak Poçi: “Nuk është ndjekur siç duhet nga drejtoria e përgjithshme e rrugëve, njësitë por edhe nga ministria, zbatimi rigoroz i kontratave me financime të huaja, sidomos në drejtim të plotësimit të detyrimeve kontraktuale, cilësisë, grafikut të punimeve të ndërtimit e të tjerë, gjë që vlen edhe për investimet buxhetore. Kjo e metë ka përbërë dhe arsyen kryesore për mosrealizimin e afateve në kontrata siç mund të përmenden ato për segmentet rrugore, Qukës – Qafë Thanë, Rrogozhinë – Elbasan, Sukth – Durrës e të tjerë”.

Gjatë vitit 2003 do të instalohen 50 mijë numra të rinjë telefonik, ndërësa për muajin Maj Albtelecom do të ofrojë shërbim interneti për të gjithë vëndin. Edhe zv/kryeministri Ilir Meta i pranishëm në këtë analizë, tha se konkretizimi i këtyre projekteve të infrastrukturës do të nxis zhvillimin ekonomik dhe rritjen e investimeve dhe turizmit të huaj.

Ilir Meta: “ Duhet të jemi më të ashpër për të mbrojtur rrugët që bëjme dhe njëkohësisht për të forcuar mirëmbajtjen pasi ju e dini shumë më mirë se një mungesë kujdesi mirëmbajtjeje sot kushton shumë më tepër investime nesër dhe përshpejton degradimin e rrugës. Shqetësmi kryesorë është në ndërtimin pa leje apo edhe me leje fiktive që bëhen buzë rrugëve të reja që kemi ndërtuar, këto rrezikojnë seriozisht jo vetëm akset aktualie por edhe prespektivën e zgjerimit të tyre, dhe ne jemi të bindur që në 10 vjet të paktën do na duhet që të ndërtojmë dhe të dyfishojmë kapacitetet e rrugës që lidh Tiranën me Shkodrën dhe Hanin e Hotit, pasi zhvillimi dhe komunikimi veçanërisht në këtë periudhë integrimesh rajonale që po hapemi çdo ditë e më shumë me Malin e Zi, me Serbinë, me Kroacinë”./tvklan.al