Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjatë vitit të kaluar vjeljet e të ardhurave doganore patën një realizim prej 56 miliard lekë ose 95% e planit të të ardhurave. Këtë e ka deklaruar gjatë analizës vjetore të punës, drejtori i përgjithshëm i doganave Shpëtim Idrizi. Ndërsa për vitin 2004 titullari i doganave ka deklaruar këto objektiva.

Shpëtim Idrizi:- “Luftën kundër evazionit fiskal, për afrim të legjislacionit dhe standardesh me BE. Klimë bashkëpunimi e trajtimi të paanshëm të biznesit, duke parë si partnerë dhe jo si kundërshtarë. Korrektesë dhe profesionalitet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar”.

Ministri Malaj në fjalën e tij ka theksuar se do të forcohet sistemi i raportimit, si dhe kontrolli i brendshëm.

Arben Malaj:- “Ministria e Financave do të kërkojë përsosjen e sistemit të raportimit. Duhet të jetë e qartë për drejtuesit e autoriteteve tatimore, e doganore që quhet e ardhur e realizuar, vetëm ajo që është arkëtuar në llogaritë e buxhetit të shtetit. Praktika e suksesit të shifrave të pritshme, duhet të mbyllen njëherë e përgjithmonë, për doganat shqiptare”.

Gjatë vitit të kaluar bie dukshëm në sy zhdoganimet e cigareve me 31% më shumë se sa sasia e importuar për vitin 2002./tvklan.al