Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Situata energjitike në vend, duket e përmirësuar. Shirat e ditëve të fundit kanë arritur dukshëm prurjet në kaskadën e Drinit. Niveli i ujërave është rritur me 60 centimetra, ndërkohë që prurjet kanë shkuar në 200 centimetra kub ujë në sekondë. Sipas burimeve zyrtare të KESH-it, përsa i përket situatës së stakimit të energjisë elektrike, ajo po shkon drejt reduktimit.

Në analizën vjetore të punës të zhvilluar sot, Drejtori i Përgjithshëm i KESH Dritan Prifti, e vuri theksin kryesisht në rritjen e arkëtimeve, si edhe në mundësinë më të mirë të shpërndarjes. Periudha mjaft e vështirë e krizës së energjisë, sipas specialistëve të KESH-it, duhet patjetër të kalohet, duke mbledhur arkëtimet e debitorëve.

Si filialet më problematik, mbeten Kopliku, Mati, Lezha, Kukësi, Tirana, Vlora dhe Shkodra, për të cilat u la detyrë që brenda muajit Shkurt nëse arkëtimet ndaj debitorëve nuk mblidhen në masën 50%, do të fillojë konfiskimi i pasurisë./tvklan.al