Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti deklaroi se është i bindur se Kylian Mbappe do të bëjë diferencën për Realin në përballjen kundër Barcelonës në “Bernabeu”. Për sulmuesin francez ky është “El Clasico” i tij i parë me ‘Los blancos’.

“Mendoj se mënyra se si ai përgatitet për një ndeshje, është shumë e qetë dhe e thjeshtë! Kjo sepse ai beson, mbi të gjitha, në cilësitë e tij! Besoj se do të kontribuojë si gjithmonë! Kemi besim tek ai, po ashtu edhe ai, se ne ‘El Klasiko’ do të sjellë diçka për ekipin. Barça po kalon formë të mirë, por ne jemi kampionët në fuqi e nuk kemi frikë.”

Sipas italianit, Luka Modriç dhe Robert Levandovski kanë arrritur që të jenë kaq profesionistë në kaq shumë vite, falë seriozitet, profesionalizmit dhe pasionit që kanë për të luajtur futboll.

Ndërsa tekniku i blaugranave, Hans Flik e bën të qartë se skuadra e tij shkon në Madrid për të fituar.

“Mezi sa presim që të luajmë! Do të jetë një ndeshje fantastike! Nuk ka tjetër sfidë si ‘El Klasiko’. Kemi planin tonë për lojën! E përdorëm atë ndaj Bajernit dhe kuptuam se ku mund të përmirësohemi. Kemi idetë tona! Filozofia jonë është të bëjmë presing lart dhe t’ia vështirësojmë rivalit që të luajë. Të mos t’u ndahemi! Nuk na pëlqen që të ketë hapësira të mëdha! Reali ka lojtarë shumë të shpejtë, por unë kam besim te djemtë!”

Pas dhjetë javëve të luajtura, Barcelona kryeson renditjen në La Liga me 27 pikë të grumbulluara, tre më shumë se sa Reali në vend të dytë.

Katalanasit kanë sulmin më të mirë me 31 gola të realizuar, e pas tyre vijnë “Los Bankos” me 21.

Klan News