Skënderbeu triumfoi 3-0 ndaj Bylisit, në sfidën e javës së 27-të në Superligë.

Triumf i pastër i korçarëve, në garën për mbijetesë, e cila pas këtij rezultati bëhet edhe më e ashpër.

Skuadra e Gjokës e nisi ndeshjen shumë mirë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë dopietës së Saleh Nasr.

Në fraksionin e dytë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe sulmuesi brazilian, Luquinhas, i cili vulosi takimin në 3-0.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 26 pikëve në vendin e fundit, po aq sa edhe Tirana e parafundit dhe 1 pikë më pak se Teuta e vendit të tetë.

Bylis renditet në vendin e shtatë me 28 pikë dhe mbijetesa në elitë tani duket shumë e vështirë. /tvklan.al