Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti e pranoi se ishte mjaft i shqetësuar për përballjen me Manchester City-n në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Të dyja ekipet ndeshen për herë të tetën herë radhazi mes tyre në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit për klube.
“Los Blancos” i eliminuan Cityzens në gjysmëfinalet e vitit 2022, por skuadra e Pep Guardiolës u hakmor një vit më vonë në të njëjtën fazë.
“Do të jetë një ndeshje tërheqëse futbolli, çdo skuadër ka karakteristikat e veta, me shumë cilësi në secilën nga secili ekip. Kjo do të sjellë një ndeshje shumë të bukur në nivel teknik. Ne mund të mendojmë se mund të jemi më të mirë në disa aspekte të lojës dhe ata mund të mendojnë të njëjtën gjë. Jam i opinionit se epërsia do të shihet pas 180 minutave. Superior do të jetë ai që fiton sfidën!”
Në takimin e parë çerekfinal të Ligës së Kampioneve në “Bernabeu”, kampionët në fuqi do të ndeshen me 14 herë fituesit e kompeticonit, me probleme në mbrojtje. Kjo sfidë do të sjellë edhe një duel interesant në pankinë.
Guardiola dhe Ancelotti janë përballur mes tyre 8 herë, me spanjollin që ka triumfuar në 5 sfida. 4 fitore Pep i mori me City-n kur italiani drejtonte Evertonin. Ancelotti ka superioritetin si teknik i Realit me 3 triumfe e 1 humbje.
Klan News