Këto trupa do të jenë në numër më të vogël në Kosovë pasi diçka të tillë parasheh njeriu i Aleancës Veri-Atlantike, Anders Fogh Rasmussen, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ardhur në këtë post vetëm dy javë më parë solli këtë paralajmërim në këtë vizitën e tij që bëri të enjten  në Kosovë.

Mirëpo, ai nuk saktësoi kohën se kur do të ketë reduktime, dhe as se cili do të jetë numri i ushtarëve që mund të largohen nga Kosova.

Rasmussen dha edhe arsyen NATO po e merr këtë vendim.

Anders Fogh Rasmussen: “Ky vendim reflekton me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe se nuk do të merrej në asnjë rast po qe se do të ishte i dëmshëm për Kosovën.”

E presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu falënderoi danezin dhe gjithë NATO-n, derisa zvogëlimin e trupave të KFOR-it e sheh si pjesë normale. Mirëpo ai kishte një kërkesë speciale për kreun e NATO-s.

Fatmir Sejdiu: “ Shtrova dhe idenë që në partneritet të ardhshëm të shikohet mundësia edhe e prezencës së njerëzve të Kosovës në operacione të rëndësishme të paqes.”

Sekretari i NATO-s Ramsusen ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, më pas do t’u bëjë një vizitë edhe ushtarëve francez ndërsa për pasdite ka caktuar edhe një konference për media në aeroportin e Prishtinës./tvklan.al