Korporata Elektroenergjitike Shqiptare investon afro 30 mln euro për importin e energjisë gjatë periudhave kritike të furnizimit me energji elektrike. Drejtori i KESH-it Andis Harasani deklaroi se fituese të tenderit për blerjen e energjisë u shpallën dy kompani “EFT” dhe “Mont Montaza”. Sipas Harasanit, KESH ka përdorur vetëm 1/3 e fondit të programuar për import gjatë këtij tenderi.
Andis Harasani: “Nga sasia e kontraktuar prej 91 mln eurosh është kontraktuar vetëm 30 mln euro. Duke parë dhe shirat e ditëve të fundit, besojmë që ishte vendimi më i saktë dhe vendimi më ekonomik pasi çmimet e ofruara në këtë tremujorsh i anuluam, na u dukën të larta duke u bazuar dhe në bursën e Amsterdamit ndaj u detyruam të anulojmë tenderin.”
KESH raporton se investimet gjatë 9 muajve të vitit janë realizuar në rreth 6 miliardë lek, pjesa më e madhe e të cilave kanë qenë fonde të huaja. /tvklan.al