Lajme Arkiva 2003
Që prej krijimit të komisionit hetimor Olldashi, socialistët kanë shkuar për herë të parë të mbledhin të dhënat në institucione para se të miratohet plani hetimor. Komisionerët socialist kanë zgjedhur fillimisht Ministrinë e Kulturës ku pas një qëndrimi prej 30 minutash kanë deklaruar zbulimin e shkeljeve serioze gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike.
Bardhyl Agasi: disa materiale do të na paraqiten meqë është e mundur material origjinale, brenda javës ne do ti shikojmë dhe materiale të tjera që kërkojnë punë do ti lmë për javën tjetër.
Gazetarja: Për çfarë materialesh bëhet fjalë?
Bardhyl Agasi: Pikërisht për këto tenderat që janë zhvilluar nga Ministria e Kulturës në periudha të ndryshme ku nga të dhënat tona për fat të keq rezulton se ka mjaft shkelje ligjore të periudhës ku ministra kanë qenë nga Partia Demokraitke. Ndërkohë në emër të komisionit socialistët i kanë kërkuar një takim kryebashkiakut të Tiranës Edi Rama, i cili është përgjigjur pozitivisht, por mbetet ende i paqartë qëndrimi i demokratëve.
Sokol Olldashi: Vazhdojmë punën.
Gazetarja: Do të shkoni nesër në takim me Ramën?
Sokol Olldashi: Nuk e di, ka kërkuar takim Rama? Të shoh në do të kem kohë.
Para se të shkonin në Ministrinë e Kulturës komisionerët demokratë kanë qenë në Kryeministri në Drejtorinë e Prokurimeve Publike dhe në Prokurori. Burime konfidenciale konfirmojnë një takim të kryetarit të komisionit hetimor Sokol Olldashi me Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku.
Atij i është dorëzuar si provë kundër kryebashkiakut Edi Rama, një kasetë që i përket ditës së parë ku komisionerët demokratë nuk u lejuan të hynin në Bashkinë e Tiranës./tvklan.al