Sulmuesi Rocco Vata shënoi një gol vendimtar për Watford në Championship. Djali Rudi Vatës, ish-lojtarit të Kombëtares, i dha fitoren skuadrës së tij ndaj Portsmouth.
Kur ndeshje po i drejtohej fundit në barazim 1-1, u shfaq Vata, i cili ndryshoi rrjedhën e takimit. 19-vjeçari përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.
Ky sukses i ngjit Watford-in në vendin e gjashtë me 37 pikë dhe i fut ata në garë për një vend në Premier League.
Ky është goli i dytë për Vatën në Championship, aty ku në 12 ndeshje, numëron edhe dy asiste. /tvklan.al