Armando Dobra vazhdon të shkëlqejë në Angli, aty ku është pjesë e skuadrës së Chesterfield në League Two.

Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar me një gol të shënuar ndaj AFC Wimbledon, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

Chesterfield fitoi 1-0, falë golit të shënuar nga Dobra në minutën e 3-të. 23-vjeçari shfrytëzoi një top në zonë dhe me të majtën, e ndali në fundin e rrjetës.

Ky është goli i pestë sezonal për futbollistin shqiptar, që duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë. /tvklan.al