Ansi Agolli hero i finales së Konferencës së Atlantikut të Veriut. Ish-kapiteni i Kombëtares ka gjetur golin e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me skuadrën e New York Cosmos. Në përballjen me Bruklin Italians, Agolli shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Pas një harkimi nga e djathta, Agolli çoi topin në rrjetë me një goditje direkte, duke mos i dhënë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Një realizim fantastik që mund të konsiderohet si një ndër golat më të bukur në karrierë.
Ky ishte trofeu i parë për Agollin në Amerikë. 36-vjeçari u transferua nga Karabagu i Azerbajxhanit vetëm pak muaj më parë në New York, ku dhe do të mbyllë karrierën si futbollist.
Tv Klan