Gjykata e Posaçme e Apelit ka pranuar pjesërisht ankimimin e deputetes Monika Kryemadhi, duke i kthyer vetëm një nga dy vilat e vëna në sekuestro me kërkesë të SPAK.
Bëhet fjalë për vilën në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhi, ndërkohë ajo në emër të deputetes do të vijojë të jetë nën sekuestro.
Për këtë vendim, Kryemadhi tha se do të vijojë drejtohet gjykatës së lartë me rekurs.
Vendimi për sekuestrimin e dy vilave u bë me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimit që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për ish-çiftin e bashkëshortëve Meta dhe Kryemadhi.
Vetë Kryemadhi krahas sekuestros, është dhe nën masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, për akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit dhe mosdeklarim pasurish. Ndërkohë për të njëjtat akuza ish-presidenti Meta është në masën e sigurisë “arrest me burg”.
Tv Klan