Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi këtë të hënë një kërkesë të ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, duke e lënë ata në qeli pa afat.
Ai kishte kërkuar zbutje të masës pasi dosja ndaj tij është në seancë paraprake dhe hetimet kanë përfunduar. Ai u paraqit pak ditë më parë nga paraburgimi në Komisionin e Posaçëm hetimor parlamentar në Kuvend nga ku ju përgjigj për 9 orë pyetjeve të deputetëve rreth praktikës që ndoqi për këtë koncesion.
Klodian Rrjepaj u vendos në pranga në datë 17 Gusht të vitit 2023 me urdhër të SPAK, për llogari të hetimeve që nisi kjo strukturë për ‘Sterilizimin’.
Ky i fundit dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili akuzohet për ‘Mashtrim’.
Disa muaj me vonë, Prokuroria e Posaçme caktoi ‘detyrim paraqitje’ edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili ndodhet në burg për dosjen ‘SASPAC’.
Klan News