Presidenti Bamir Topi i kërkon Këshillit te Larte të Drejtësisë ristrukturimin e pushtetit gjyqësor.

Ne mbledhjen e radhës ne rolin e kryetarit të KLD, Bamir Topi deklaroi për mediat se është koha për një reduktim të gjykatave të shkallëve të para në të gjithë vendin.

Një tjetër pike e këtij mesazhi ka qene dhe kërkesa për ngritjen sa me pare te Gjykatës Administrative.

Bamir Topi: “Do thoja që do ishte mjaft mirë që Gjykata Administrative të realizohet në një kohë sa më të shpejt për t’i ardhur në ndihmë pikërisht asaj kategorie që për 1 mijë arsye për shkak të këtij organizimi shpeshherë futen dhe procedura të zgjatura dhe nuk arrijnë të marrin përgjigjen në kohë. Biznesi është biznes. Sigurisht, drejtësia është për të gjithë”.

Kreu i këtij këshilli u ndal dhe në një apel për të gjithë gjyqtarët, qe për zgjidhjen e çdo konflikti duhet te ndjekin rrugët institucionale dhe jo forma te tjera.

Në seancën e fundit parlamentare kreu i qeverisë, Berisha, kritikoi largimin e opozitës nga salla një moment kur duhet të votohej ligji për gjykatën administrative, ndaj këtë herë duket se apeli i Topit më shumë se kujtdo i drejtohet opozitës shqiptare./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani