Erion Goxhara, ish-efektivi i policisë i cili akuzohet për plagosjen e Lorenc Kostës në 19 Qusht në kryeqytet do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të mos pranojë kërkesën e tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Goxhara kërkoi lirinë me argumentin se plagosja ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe asgjë nuk ishte e planifikuar. 45-vjeçari qëlloi me 6 plumba Lorenc Kostën në zonën e Komunës së Parisit. Togat e zeza lanë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale, e cila la në masë arrest me burg efektivin e policisë, i cili akuzohet “vrasje e mbetur në tentativë”.
Goxhara u vetëdorëzua disa ditë pas ngjarjes, pasi qëndronte i fshehur në zonën e Dajtit. Shkak për plagosjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën. Efektivi dyshohet se planifikoi sulmin duke ndjekur, Kostën dhe më pas duke e qëlluar me gjashtë plumba.
Erjon Goxhara teksa qëlloi Lorenc Kostën e filmoi me telefon dhe i shprehej se kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.
Klan News